Pėrjashtim perqjegesie

 

Format juridike tė ndėrmarrjeve / e drejta e shoqėrive

Nė qoftė se planifikohet tė kryhet veprimtaria ekonomike nė Gjermani nė formėn e njė ndėrmarrjeje tė pavarur, atėherė ka nė dispozicion forma tė ndryshme juridike. Me rastin e themelimit tė ndėrmarrjes sė pari duhet tė zgjidhet forma e pėrshtatshme juridike. Ka firma individuale, shoqėri me ortakė dhe shoqėri kapitale.

 

Firma individuale


Forma e firmės individuale zgjidhet sidomos atėherė kur ndėrmarrja ka njė madhėsi, nė bazė tė sė cilės as nė lidhje me xhiron vjetore, as lidhur me aktivitetin ekonomik nuk i nevojitet asaj njė organizim qė kėrkon plotėsimin e tė gjitha kushteve tė kodit tregtar. Atėherė ndėrmarrja konsiderohet si biznes i vogėl dhe nuk duhet tė hartojė njė bilanc. Zyrės sė financave duhet t'i paraqitet vetėm njė llogaritje e hyrjeve dhe daljeve. Pėrveē kėsaj nuk ėshtė e detyruar tė regjistrohet nė regjistrin tregtar. Nė kėtė rast sipėrmarrėsi nė marrėdhėniet tregtare del me emrin dhe mbiemrin e tij personal. Nė kreun e letrės pėrveē emrit tė pronarit mund tė pėrmendet edhe qėllimi i biznesit.

Megjithatė ekziston mundėsia qė kjo ndėrmarrje nėpėrmjet njė noteri tė regjistrohet nė regjistrin tregtar qė mbahet nga gjykatat lokale pėrkatėse. Kjo jep avantazhin qė ndėrmarrja mund tė marrė pjesė nė jetėn ekonomike me njė emėr tė shpikur. Pas regjistrimit Kodi tregtar e klasifikon sipėrmarrėsin si tregtar dhe e detyron atė tė mbajė kontabilitetin me regjistrim tė dyfishtė dhe tė hartojė bilanca. Nė letrat tregtare duhet tė pėrmenden adresa e tij e plotė, gjykata pėrgjegjėse e regjistrimit dhe numri i regjistrimit nė regjistrin tregtar.

Nė qoftė se sipėrmarrėsi do ta zhvillojė biznesin me ortakė, atėherė ekziston mundėsia qė ndėrmarrja tė ketė ortakė tė heshtur, ēfarė do tė thotė qė ortaku nuk shfaqet nė marrėdhėniet me jashtė.

Shoqėri me ortakė


Nė qoftė se tė gjithė ortakėt duan tė shfaqen nė marrėdhėniet e shoqėrisė me jashtė, atėherė pa iu pėrmbajtur formaliteteve tė veēanta mund tė themelohet njė e ashtuquajtur shoqėri e sė drejtės civile.

E ngjashme me shoqėrinė e sė drejtės civile ėshtė shoqėria kolektive, por tek kjo e fundit ortakėt regjistrohen nė regjistrin tregtar. Nė letrat tregtare pas emėrtimit tė shoqėrisė duhet tė shtohet "oHG" pėr tė treguar formėn juridike.

Shoqėria komandite, qė ėshtė njė formė e veēantė e shoqėrisė kolektive, lejon kufizimin e pėrgjegjėsisė sė njė pjese tė ortakėve. Kėta pėrgjigjen vetėm nė lartėsinė e pjesės sė tyre nė kapitalin themeltar. Ortakėt me njė pėrgjegjėsi tė tillė tė kufizuar, qė quhen ortakė tė kufizuar, marrin pjesė nė fitimin dhe nė humbjen e shoqėrisė po ashtu vetėm nė lartėsinė e kontributit tė tyre. Krahas ortakėve me pėrgjegjėsi tė kufizuar ka dhe njė ortak i cili mban pėrgjegjėsi personalisht dhe i cili quhet ortak i pakufizuar. Ky mban pėrgjegjėsi tė pakufizuar si njė ortak i "oHG"-sė.

Ortak me pėrgjegjėsi tė pakufizuar i shoqėrisė komandite mund tė jetė edhe njė shoqėri me pėrgjegjėsi tė kufizuar ("GmbH"). Nė kėtė mėnyrė pėrgjegjėsia kufizohet nė kapitalin e shoqėrisė tė "GmbH"-sė dhe nė pjesėt qė ortakėt e kufizuar kanė nė kapitalin themeltar.

Shoqėri kapitale


Pėr ata qė themelojnė njė ndėrmarrje, gati e vetmja formė relevante e shoqėrive kapitale ėshtė shoqėria me pėrgjegjėsi tė kufizuar ("GmbH"). Tek "GmbH"-ja ortakėt nuk mbajnė pėrgjegjėsi personalisht, por vetėm me pjesėn e tyre nė kapitalin themeltar. Kapitali themeltar nė moment duhet tė jetė akoma tė paktėn 25.000 Euro, prej tė cilit nė momentin e themelimit duhet tė depozitohen 12.500 Euro. Shlyerja e pjesėve nė kapitalin themeltar mund tė bėhet pėrveē me para edhe me kontribute nė natyrė me njė vlerė pėrkatėse. Ligjvėnėsi gjerman po diskuton ndėrkohė zbritjen e kapitalit themeltar minimal tė nevojshėm nė 10.000 Euro. Pritet qė ligji pėrkatės tė miratohet qė nė vitin 2005.

Akti themelues duhet tė noterizohet. "GmbH"-ja duhet tė regjistrohet nė regjistrin tregtar. Pėr formalitetet e themelimit mund tė llogaritet me njė shumė prej rreth 500 Eurosh. Gjithashtu ekziston detyrimi i hartimit tė bilancit vjetor.

Nė bazė tė juridiksionit tė Gjykatės Evropiane pėr njė ndėrmarrje nė Gjermani ekziston edhe mundėsia pėr tė zgjedhur njė formė juridike tė huaj.

 

Pamja siē shtypet

Dua tė rekomandoj kėtė artikull